TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social ka kërkuar sot që të identifikohen të gjitha ato familje që marrin ndihmë ekonomike dhe që kanë fëmijët në universitete.
Në mesazhin e siguruar nga Politiko.al, kërkohet që identifikimi i këtyre familjeve të bëhet në çdo njësi administrative.
“…kërkojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e SHSSH që për çdo njësi administrative të evidentohen ato familje që marrin ndihmë ekonomike dhe që kanë fëmijë student, përfshirë edhe 6%. Ju lutem, informacionin e kërkojmë nesër deri nga ora 08:30”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë në ‘Whats app’.
Kjo kërkesë ngre dyshime se administrata shtetërore po keqpërdoret për të kërcënuar studentët që protestojnë prej gati një jave përpara Ministrisë së Arsimit.
Të gjitha përpjekjet e Qeverisë për të negociuar me protestuesit kanë dështuar, pasi ata shprehen për realizim të menjëhershëm të kërkesave të tyre.
Vetë studentët kanë denoncuar gjatë këtyre ditëve presionet e ndryshme që u janë bërë edhe në protestë, nga persona që ata i identifikojnë si anëtarë të partive politike.
