AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 18:20

Basha nga Astiri: Mbështesim studentët, sistemi është kalbur

Basha nga Astiri: Mbështesim studentët, sistemi është kalbur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar sërish banorëve të Astirit, të cilët për 36 ditë vijojnë qëndresën kundër projektit të ‘Unazës së Re”.

“Investigimi i medias dhe autoritete amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionë. Arta Marku mbron këtë afere korruptive.

Burime të besueshme për miliona euro të përftuar përmes kaparit. Sot dua të shtrojë pyetjen paera shqiptarëve, kush e ka fuqinë politike në këtë vend në një aferë ku përfshihet ARRSH, në krye të së cilit qëndron personi më i besueshëm i Ramës, Afrim Qëndro. Kemi të bëjmë me një projekt vjedhje. Këtu nuk ka projekt investimesh, por është plan vjedhjesh. Sot Shqipëria është në këmbë dhe unaza është në këmbë. Është e njëjta skemë e Teatrit Kombëtar”, shtoi ai.

“Dua të përshëndes studentët, të cilët janë ngritur thjesht për tarifat, por për një sistem të kalbur gjerë në palcë. Shikoni se ku shkojnë investimet, ata shkojnë tek godina e Nikollës dhe të kryeministrisë. Lluks për vete, mjerim për arsimin. Mbështesin dhe vijojmë të mbështesim studentët. Ne jemi kundër ligjit të arsimit të lartë dhe këtë do ta anulojmë sapo të na jepet besimi me votë.”, tha Basha