AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 20:07

Studenti “bast” me shokun, puth gazetaren teksa raportonte live nga protesta/ VIDEO

Studenti “bast” me shokun, puth gazetaren teksa raportonte live nga

Kjo video është përhapur me shpejtësi në rrjet dhe ka shkaktuar të qeshura pa fund.

Siç shihet nga këto pamje, gazetares e cila ishte duke raportuar live nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, i është afruar një i ri dhe e ka puthur në faqe.

Ajo ka buzëqeshur por duke ruajtur seriozitetin ka vijuar të raportojë.

Ndërkohë nëse shihen me vëmendje lëvizjen e buzëve të djalit si dhe gjestet e tij, dallohet teksa me humor vendos “bast” me shokun e tij, për ta puthur gazetaren, për 5 mijë lekë.