AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 19:17

Vasili “shigjeton” Ramën: Po mbytesh me jashteqitjet e tua korruptive

Vasili “shigjeton” Ramën: Po mbytesh me jashteqitjet e tua

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me ftesën që u bëri studentëve për të biseduar.

Deputeti i LSI-së gjithashtu shkruan ndër të tjera se një kryeministër që qelbet korrupsion nuk mund të ulet me asnjë në tavolinë se qelb këdo që ulet pranë tij. Këto komente Vasili i bëri përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Kryeministri,qe qelbet korrupsion qelb cdo tavoline dhe kedo qe ulet me të.Shkaterrimin e universitetit,shitjen tek privatet,diskriminimin e te varferve,grabitjen e fondeve,korrupsionin e turpshem,financimin qesharak te arsimit ndersa vete vjedh miliarda me koncesione e gatiti dhe e jashteqiti po vete kryeministri.

Tani po mbytet me jashteqitjet e veta korruptive. Dhe nje kryeminister qe qelbet korrupsion s’mund te ulet ne asnje tavoline se qelb tavolinen dhe kedo qe ulet me te.”, shkruan Vasili.