AKTUALITET, 6 August 2026, 09:30

Shuhet zjarri në Malin e Gjerë pas pesë orësh, flakët shkrumbojnë pemë dhe shkurre

Pas më shumë se pesë orësh operacion të pandërprerë, orët e para të kësaj të enjteje është shuar zjarri i rënë në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Levenisht, në Gjirokastër, në vendin e quajtur Milava. Terreni tepër i vështirë dhe intensiteti i zjarrit e bënë operacionin një sfidë të madhe për efektivët. 

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre.

Organet ligjzbatuese kanë nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.