TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 67-të kundër qeverisë. Menjëherë pas përfundimit të adresimeve, protestuesit nisën marshimin, duke vijuar protestën në rrugët e kryeqytetit.
Në fund të tubimit, aktivisti Edison Lika iu drejtua të pranishmëve me mesazhin: “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar vazhdimin e protestës edhe nesër dhe në ditët në vijim.
Qytetarët po vijojnë rezistencën prej 67 ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kësaj kërkese.