TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë, ku po zhvillohen punime rikonstruksioni në një ndërtesë.
Viktima, pronar i një kompanie të specializuar për ndërtime muresh në Sossano, në provincën e Vicenzës, dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe ka vdekur si pasojë e rënies.
Verifikimet
Trupin e kanë gjetur efektivët e patrullave të policisë së komisariatit të Padovës, të cilët hynë në objekt gjatë natës së kaluar, pas alarmit të dhënë nga familjarët, të cilët, falë gjeolokalizimit në telefonin celular, shihnin se ai nuk po largohej nga zona e kantierit.
Në fakt, personi nuk kishte dhënë më asnjë njoftim për veten që nga orët e para të pasdites dhe furgoni i tij kishte mbetur i parkuar jo shumë larg ndërtesës, me kasën e ngarkesës ende të hapur.
Pasi hynë në objekt, efektivët i ranë celularit të 51-vjeçarit, duke arritur kështu te hapësira e ashensorit, ku e gjetën burrin pa shenja jete.
Përveç efektivëve të policisë, në vendngjarje ndërhynë edhe personeli i 118-ës dhe zjarrfikësit.
Hetimet për të sqaruar shkaqet e incidentit janë ende në vazhdim.