AKTUALITET, 24 September 2026, 14:33

Lihet në fuqi masa për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni ‘kyç’ gojën për mediat

Vlora Hysenit iu komunikua masa “arrest shtëpie”. Ish-drejtoreshës së SHISH ka lënë ambientet e GJKKO.

Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe dyshohet se ka dhënë edhe informacione të klasifikuara. Pasi qëndroi dy orë në GJKKO ku u pyet nga hetuesit, Hyseni zgjodhi që të heshte dhe  mos të jepte asnjë prononcim për mediat. 

Kujtojmë se teksa hynte në GJKKO për t’u marrë në pyetje, shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi gazetaren Klodiana Lala.

Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi akuzat e rënda, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje që aludonte për takime me “agjentë serbë”.