TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar pas kërcënimit ndaj gazetares Klodiana Lala nga ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar ngjarjen si të papranueshme. Shehaj deklaroi se sulmi ndaj gazetares, i ndodhur pranë Gjykatës, nuk duhet parë vetëm si një kërcënim ndaj saj, por si një mesazh ndaj gazetarëve dhe mediave që raportojnë mbi çështje të debatueshme.
Sipas Shehajt, në një situatë të tillë pritet edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ai kritikoi gjuhën e përdorur ndaj gazetares dhe kërkoi që media të mbrohet në ushtrimin e detyrës së saj.
"Shpreh solidaritet me gazetaren Klodiana Lala. Një kërcënim i shëmtuar dhe i papranueshëm që me të drejtë nuk i drejtohet vetëm saj që ishte duke kryer detyrën e saj, por
i ishte drejtuar të gjitha mediave dhe gazetarëve që punojnë ndershmërisht për të informuar opinionin publik me zullumet e përditshme të kësaj qeverie. Do të ishte mirë në fakt, në një vend normal, që të reagonte Kryeministri i këtij vendi. Ku një gazetar sulmohet para derës së Gjykatës, që në vend që të heshtë kryeministri duhet të flasë, të mbajë një qëndrim, t’i dalë në mbrojtje medias dhe gazetares. Nuk pres që të ndodhë sepse gjuha e përdorur aty është rëndomtë gjuha që përdor kryeministri dhe çdo pushtetar.
Duhet të merremi me fenomenin. Është një mesazh për të gjithë, nëse më sulmoni unë do të kërcënoj, shpif, shantazhoj, ky ishte mesazhi që dha”, tha Shehaj në News24.