SPORT, 7 October 2026, 16:26

Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s, Kosova kap pozicionin më të mirë në histori

Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s, Kosova kap

FIFA ka përditësuar renditjen e saj sa u takon kombëtareve, pas ndeshjeve të fundit. Kuqezinjtë janë ngjitur në vend të 66-të të kësaj renditjeje, duke fituar një pozicion. Shqipëria arriti 3 fitore dhe pësoi 1 humbje në 4 ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Kosova ndërkohë ka arritur pozicionin më të mirë në renditjen e FIFA-s në historinë e saj. “Dardanët” renditen në vend të 76-të, pasi kanë fituar dy pozicione. Kurrë më parë kombëtarja që aktualisht drejtohet nga trajneri Franko Foda nuk ka qenë në këto pozita.

Renditjen e FIFA-s e kryeson Spanja kampione bote. Pas saj vijnë Argjentina dhe Franca, duke plotësuar podin. Më pas renditen Anglia, Portugalia, Brazili, Maroku, Belgjika dhe Holanda, që kompletojnë 10-shen e parë në renditjen e FIFA-s.