SPORT, 3 October 2026, 20:25

Telashe për Maranin pas Finlandës, 7 kuqezinj rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e radhës

Telashe për Maranin pas Finlandës, 7 kuqezinj rrezikojnë të

Humbja përballë Finlandës nuk është shqetësimi i vetëm për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, i cili duhet të mendojë që tani për sfidën e radhës, atë kundër San Marinos.

Trajneri i kuqezinjve pritet të bëjë një rishikim të plotë të formacionit që do të hedhë në fushë të martën në “Air Albania”, me situatën e kartonëve të verdhë që e komplikon më tej zgjedhjen e tij.

Pilo, Ramadani dhe Asllani ishin në listën e futbollistëve të ndëshkuar me karton të verdhë dhe që rrezikonin pezullimin për ndeshjen e radhës. Pas sfidës së sotme ndaj Finlandës, kësaj liste iu shtuan edhe Gjimshiti, Sherri, Uzuni dhe Mehmeti.

Të gjithë këta futbollistë u ndëshkuan me karton të verdhë për protesta ndaj vendimeve të arbitrit kryesor irlandez, Henesi, gjatë ndeshjes.

Kësisoj, ata tashmë janë pjesë e listës së lojtarëve të rrezikuar për ndeshjen e parë të nëntorit, pikërisht kundër Finlandës.

Maran duhet të vendosë nëse do t’i aktivizojë këta lojtarë ndaj San Marinos, duke rrezikuar një tjetër karton të verdhë dhe mungesën e tyre në përballjen e nëntorit, apo të mendojë fillimisht për sigurinë e pikëve dhe konsolidimin e lojës përballë skuadrës së grupit që konsiderohet më e dobët.