TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo vetëm Milani është pas Endrik. Pesë klube të Premier Ligës po monitorojnë situatën e sulmuesit të Real Madridit përpara merkatos së verës, sipas gazetarit të njohur Fabricio Romano.
Çelsi, Arsenal, Mançester Junajtidi, Mançester Siti dhe Liverpuli janë klubet që kanë shfaqur interes për sulmuesin e kombëtares braziliane. Romano ka raportuar se Liverpuli ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të Endrikut gjatë merkatos së verës, ndërsa edhe Arsenali ka zhvilluar bisedime me Real Madridin për sulmuesin.
Megjithatë, klubi madrilen e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të lejojë largimin e tij. Endriku, 20 vjeç, e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te Lioni, ku regjistroi tetë gola dhe tetë asistime në 21 paraqitje.
Real Madridi kishte bërë më herët të ditur se planifikonte ta mbante brazilianin në skuadër, duke e konsideruar pjesë të rëndësishme të së ardhmes së klubit.