SPORT, 5 October 2026, 18:29

E jashtëzakonshme! Yamal bëhet i pari në histori me këtë rekord

E jashtëzakonshme! Yamal bëhet i pari në histori me

Lamine Yamal vazhdon të mahnisë me fanellën e Spanjës, duke vendosur një rekord të veçantë në futbollin ndërkombëtar.

Ylli i Barcelonës është bërë lojtari i parë që shënon në tre ndeshje radhazi të kombëtares, me të tre golat të realizuar brenda 10 minutave të para.

Serinë e tij e nisi ndaj Anglisë, ku shënoi në minutën e dytë, përpara se të përsëriste të njëjtën gjë ndaj Kroacisë, sërish në minutën e dytë.

Në sfidën e fundit ndaj Çekisë, Yamal priti deri në minutën e gjashtë për të tundur rrjetën dhe për t’i dhënë Spanjës avantazhin.

Goli ndaj Çekisë ishte një tjetër perlë e talentit 19-vjeçar, i cili goditi bukur nga jashtë zonës dhe e dërgoi topin në trekëndësh. Spanja në fund triumfoi 3-1, duke ruajtur ecurinë perfekte në grup.

Yamal po tregon kështu se është kthyer në një nga protagonistët kryesorë të “La Roja”, ndërsa statistika e tij e fundit e bën edhe më të veçantë fillimin e ndeshjeve me kombëtaren.