TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptari shpërthen në një xhelozi të çmendur për gruan, pas shumë vitesh martese të lumtur. Mediat italiane shkruajnë se një shqiptar është dënuar me dy vjet burg, pas denoncimit të gruas, për kërcënim, përndjekje dhe kanosje me vdekje.
“K*urvë e keqe, e bën edhe me kunatin tënd”, është një nga mesazhet që gruaja ka treguar gjatë denoncimit të saj.
Ndërkohë, që në Facebookun e së motrës, ka mbërritur një mesazh nga ana e burrit dhunues, i cili i tregon se gruaja e tij shkon me burrin e saj.
Ai e ka kanosur vazhdimit edhe duke i thënë se “Unë mund të bëj 10 vjet burg, por ti nuk ke për të qenë e askujt tjetër”.
Ai ka kërcënuar e do të vrasë edhe mikun e familjes, kunatin dhe gjithë dashnorët e tjerë të gruas. Vetëm pak pas kësaj, kunatit i është djegur makina, dhe hetimet e lidhin me këtë kërcënim.