TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tronditet sërish qyteti i Shkodrës nga një vrasje e dyfishtë. Viktimat janë Astrit dhe Ibrahim Bilali, dy vëllezër që u vranë sapo dolën nga banesat e tyre. Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit Bajri, Asmer Bilali. Asmer Bilali doli në media i përfshirë në këtë ngjarje, pasi pas vrasjes mbi kalë të biznesmenit Arjana Ferracaku, ai u dyshua se ishte objektivi.
Kush janë dy viktimat?
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Astrit dhe Ibrahim Bilali nuk kanë patur precedent të mëparshëm penalë. Ibrahim Bilali është një iniciatorët e 2 prillit në Shkodër ku ngeli i vrarë edhe Arben Broci. Astrit Bilali është pronari i resortit të kuajve ku shumë anëtarë të grupit Bajri kanë qenë frekuentuesë të rregulltë.