AKTUALITET, 30 Mars 2019, 12:13

Qytetarët për Parkun denoncojnë Veliajn: 500 mijë euro për një lulishte te vogël, çmime absurde

Erjon Veliaj e ka filluar tashmë fushatën elektorale, edhe pse përballë nuk ka kundërshtar.

Pjesë e fushatës duket se janë edhe investimet në lulishte, pasi dha 390 leje ndërtimi në 4 vjet.

Kështu ka ndodhur tek lulishtja e vogël tek ish – eskpozita, për të cilën do investohen jo pak por 500 mijë euro.

Ja si e kanë vlerësuar këtë investim Qytetarët për Parkun:

“Punët” e Erion Veliajt

Lulishte Çajupi, një hapësirë e vogël publike përballë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, do rinovohet me një vlerë mbi 500 mijë euro!!!

Hapësira është tërësisht e rregullt, e mbrojtur nga urbanistika komuniste e qytetit. Çfarë pune mund të bëhet këtu që duhen harxhuar 500 mijë euro?!

Në fakt Erion Veliaj ka 4 vjet që bën këtë gjë. Hap dhe rihap, lyen dhe rilyen, disa objekte në qendër të Tiranës, vetëm për të krijuar idenë se po punon, me çmime tejet absurde.

Ndërkohë me këto fonde mund të ndërtonte shkollat e reja, të rinovonte Teatrin Kombër apo të Kukullave, të krijonte parqe e hapësira publike në zona të tjera të Tiranës.

Ndodh e kundërta, punët që duhen kryer Erion Veliaj kërkon ti zhvillojë me PPP, dhe zgerimin e qytetit e ka inat pasi u bie vlera kullave të oligarkëve në qendër. Kështu “punon” Erioni!