SPORT, 17 Shtator 2021, 14:21

Shihet si pasardhësi i Mesit, Barcelona hapa përpara për rinovimin e yllit të ekipit

Shihet si pasardhësi i Mesit, Barcelona hapa përpara për

Barcelona dhe Ansu Fati hapa përpara drejt marrëveshjes për rinovimin e kontratës.

Palët janë duke u ulur në tavolinë për të diskutuar për vijueshmërinë e bashkëpunimit me talentin spanjoll i cili është në skadencë kontrate në 30 qershorin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “La Cadena Ser”, Zhorzh Mendesh ka zbarkuar në Barcelonë, ku mbrëmë ka darkuar me klientin e tij për të pasur një takim me klubin blaugrana. Në ditët e ardhshme pritet një takim i parë i palëve.

Aktualisht Ansu Fati i cili pas largimit të Lionel Mesit në drejtim të PSG-së, ka marrë numrin 10 të cilit i përkiste prej vitesh yllit argjentinas dhe tashmë sulmuesi spanjoll ka pësuar një dëmtim dhe nuk dihet sesa do të qëndrojë larg fushave.