AKTUALITET, 18 Nëntor 2020, 17:02

Shifra të larta të infektuarish në Greqi, humbin jetën 60 persona nga Covid

Shifra të larta të infektuarish në Greqi, humbin jetën 60

Shifra të larta të infektuarish me Covid janë shënuar gjatë orëve të fundit në Greqi. Sipas statistikave të fundit rezulton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3209, raste të reja me Covid dhe kanë humbur jetën 60 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në spital 480 pacientë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 82,034 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 1288 qytetarë.