AKTUALITET, 18 Nëntor 2020, 15:44

Aksident i rëndë në Librazhd, kamioni i ngarkuar me granil bie rreth 100 metra në greminë

Aksident i rëndë në Librazhd, kamioni i ngarkuar me granil bie

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Librazhd- Prrenjas. Ngjarja ndodhi tek Kthesa e Dragostunjë.

Një kamion që transportonte granil ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë automobilistike duke u rrokullisur rreth 100 metra ne gremine.

Për pasoje drejtuesi i kamionit ka pësuar plage te rënda. Ai është transportuar me urgjence në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë.