TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andriy Shevchenko ka folur për situatën kaotike që po kalon bota si pasojë e koronavirusit.
Në një video-intervistë me Sky Sport, ish-sulmuesi i Milanit, e dinë mirë se çfarë do të thotë të jetosh i mbyllur në shtëpi dhe në rrethana shumë të vështira.
“E kam përjetuar një moment shumë të ngjashëm, kam qenë 9 vjeç kur u shpërtheu uzina e Çernernobilit dhe ishte shumë e vështirë,” – tha Sheva.
“E përsëris, mundësia e vetme është të ndiqni kufizimet pa bërë marrëzi, nuk e dimë nëse jemi pozitivë apo jo, nëse mund të infektohemi nga njerëz asimptomatikë, duhet të mendojmë për veten dhe njerëzit që mund të infektojmë”, vijoi trajneri i Ukrainës.
“Jam në Londër, për gati 10 ditë jemi mbyllur në shtëpi, e jetojmë këtë moment të vështirë me shpresën se gjërat do të përmirësohen dhe e vetmja zgjidhje është të qëndrojmë në shtëpi dhe t’u japim mjekëve mundësinë për të bërë sa më mirë punën e tyre. Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë të shkëlqyeshme, ata janë heronjtë e kohës sonë”, përfundoi Shevchenko.