TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emergjenca koronavirus ka detyruar anullimin e miqësores Angli-Itali në program mbrëmjen e djeshme, por Federata angleze ka dashur të tregojë gjithë solidarietin ndaj Italisë, që po kalon situatën më të vështirë nga infektimet. Një gjest i thjeshtë, por shumë kuptimplotë që i dha ngjyrat e flamurit italian stadiumit Wembley, ku duhej të luhej ndeshja. Në të njëjtën kohë, ekrani gjigant përballë Olympic Way ka pasqyruar mesazhin: “Jemi të ndarë, por jemi bashkë. Forca Italia #distantëportëbashkuar”.
“Falë futbollit Italia e Anglia janë më afër: e kam falenderuar personalisht presidentin e federatës angleze Greg Clarke për inisiativën e bukur të mbrëmjes së djeshme, veshur nga një ndjenjë e sinqertë afërsie në një moment kaq të vështirë për gjithë Europën. Sapo të kthehemi në fushë, si në Itali ashtu dhe në vendet e tjera, duhet të vazhdojmë ti japim vlerë solidarietetit e miqësisë të përforcuar nga kjo emergjencë” ka thënë presidenti i Federatës italiane Gabriele Gravina.
