TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa Liverpuli ka nxjerrë në shitje Xherdan Shaqirin, kanë në dalë në skenë dhe disa klube europiane që dëshirojnë t’i krijojnë vend 28-vjeçarit.
“Football Insider” raporton se Sevija po pret të përfundojë ndërprerja e kampionatit prej koronavirusit dhe më pas do të bëjë ofertën e parë në adresë të Liverpulit. Po gjithmonë sipas kësaj mediaje, edhe Roma me CSKA e Moskës admirojnë futbollistin e Zvicrës.
Dëmtimi i rëndë në këtë sezon, i cili i ka kushtuar një kohë të gjatë qëndrimi dhe rikuperimi jashtë fushave po e bëjnë Liverpulin të mos e llogarisë më Shaqirin. Ditën e djeshme u mësua se drejtuesit e “Të Kuqve” kanë vendosur ta shesin Shaqirin për jo më pak se 30 milionë euro.