SPORT, 25 Janar 2020, 18:02

Gol në minutat e fundit, Dejvi Bregu mposht Flamurtarin dhe i dhuron triumfin korçarëve

Gol në minutat e fundit, Dejvi Bregu mposht Flamurtarin dhe i dhuron


Skënderbeu ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0, në sfidën e parë të javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Goli i vlonjatit Dejvi Bregu në minutën e 89-të, i dhuroi triumfin e radhës korçarëve të Ilir Dajës.

Edhe pse u mendua se do të ishte një sfidë e lehtë, bardhekuqtë vuajtën jo pak, teksa duhet të prisnin plot 89-të minuta për të gjetur golin e fitores.

Ky ishte triumfi i dytë për vitin 2020-të i Skënderbeut, i cili ka parakaluar përkohësisht Vllazninë, duke hedhur vështirim nga pjesa e sipërme e renditjes. Në sfidën e radhës  korçarët do të jenë mysafirë në Laç, ndërkohë që Flamurtari pret Kukësin në shtëpi.

Për sa i përket vlonjatëve, kolona e fitoreve vijon të mbetet 0, teksa rënia nga kategoria duket e pashmangshme.

FT| SKËNDERBEU – FLAMURTARI 1-0

Bregu 89′