TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Departamenti amerikan i Thesarit ka hequr nga lista e sanksioneve për terrorizmin, kompaninë ajrore irakiane “Fly Baghdad”, e cila më herët ishte akuzuar për lidhje me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Vendimi përfshin edhe dy avionë “Boeing 737” të kësaj kompanie, me regjistrimet “YI-BAF” dhe “YI-BAN”.
Sipas Thesarit amerikan, kompania ka bërë “ndryshime të rëndësishme” në mënyrën e funksionimit, duke bërë që përfshirja e saj në listën e sanksioneve të mos ishte më e justifikuar.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksuan se ky vendim nuk përbën ndryshim të politikës së SHBA-së ndaj qeverisë iraniane, Gardës Revolucionare apo organizatave të shpallura terroriste.
Heqja e sanksioneve, vjen në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mund të ketë një marrëveshje me Iranin për rishikimin e situatës dhe rihapjen e mundshme të ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës.
Megjithatë, mbeten dyshime për një rihapje të shpejtë të ngushticës.
Televizioni shtetëror iranian “Press TV” raportoi se, edhe pse po zhvillohen negociata me ndërmjetësimin e Omanit, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ngushtica do të hapet menjëherë.