TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Vlorës ka sekuestruar 4 armë zjarri, municione luftarake dhe 246 kg kanabis të fshehura në një stan në fshatin Kuç. Policia ka shpallur në kërkim autorin A.N., 35 vjeç.
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme në fshatin Kuç, në stanin e shtetasit A.N., kanë sekuestruar:
4 armë zjarri tip automatik
4 krehëra model 56
210 fishekë model 56 si dhe
246 kg kanabis.
Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.