AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 13:21

Berisha tregon takimin e Ramës me rusët në Rinas: Shitet ARMO për 9.6 milionë euro

Berisha tregon takimin e Ramës me rusët në Rinas: Shitet ARMO

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka publikuar detaje për çështjen e fundit që është bërë publike ditën e sotme në media, atë të shitjes së rafinerisë së Ballshit tek kompania ruse “Gumvor”.

Sipas qytetarit dixhital, të cilin Berisha e quan “person të mirëinformuar”, kryeministri Edi Rama është takuar fshehurazi në Rinas ku është mbyllur një pazar paraprak prej 9.6 milionë euro.

Qytetari i ka dërguar ish-kryeministrit të dhënat e fluturimit të shefit të Gumvor, Torbjon Tornqvist.

Statusi i plotë i Berishës:

Rama merr ryshfet 9.6 milione euro nepermjet bankes se familjes, ABI Bank!I dorezon naften shqiptare Kompanise Gumvor! sb

“Pershendetje Doktor! Nje person i mireinformuar më shkruan: Shefi ekzekutiv i Gumvor Torbjon Tornqvist ka arritur me çarter sekret ne Rinas dhe ka mbyllur nje takin sekret me Ramen, po kombinohet nje kalim total i naftes shqiptare ne lindje duke bashkepunuar kinezet e Bankers me ruset e Gumvor. Paraprakisht 9. 6 milione € jane levruar si bakshish nepermes bankes se familjes se tij ABI Bank nga konto e Toskenergji tek IRTC e Besos. Tani do behet pazari qe Gumvor nepermes kompanise Guask Baylis te prodhoje pa cilesi dhe te shmange taksat. Depozitimi i prodhimit do behet ne depon e nje deputeti. Të uroj jete të gjate! Ja dhe te dhenat e levizjes se çarterit te Torbjon.

Date Departure Arrival Aircraft Duration

Friday

01-Jun-2018

04:25PM CEST

Rinas Mother Teresa – TIA

06:18PM CEST

Geneva Cointrin Int’l – GVA

1h 53m

Friday

01-Jun-2018

09:44AM CEST

Geneva Cointrin Int’l – GVA

11:30AM CEST (?)

Rinas Mother Teresa – TIA

1h 46m

Operator Tag Aviation “Tag Aviation”.Tag Aviation 288

FPG288