TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nje person eshte arrestuar ne Fier, du te tjere jane ne kerkim dhe per dy persona eshte caktuar masa “detyrim paraqitje”.
Policia e Fierit ben me dije se Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier eshte vene ne pranga nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, pas një hetimi 2 vjeçar, duke bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “PASTRIMI”.
Njoftimi i plote
Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi:
-Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
1.L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos
2.Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës
Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale:
2. J.Ç, 26 vjeçe, banuese në Patos.