TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e demokratëve kunder kryeministrit Rama sot në Elbasan u pasua me perplasje dhe konfrontime me policine.
Ne kete video te postuar nga Report Tv , disa të rinj të PD përplasen me një agjent policie, teksa ky i fundit ka tentuar t’iu marrë pankartën që mbanin në duar me parullë kundër kryeministrit Edi Rama “Mirësevjen o pasha i drogës’.
Në këtë moment ndërhyn një hoxhë, i cili kundërshton agjentin e policisë, duke i kërkuar të lërë qytetarët të protestëtojnë, teksa i kujton se ai paguhet pikërisht nga taksat e qytetarëve, dhe ndaj duhet t’i lërë ata të thonë fjalën e lirë.
“Lëri qytetarët të protestojnë, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve. Nuk je mercenar këtu, lëri të shprehen”.- thote ai.
https://www.youtube.com/watch?v=GPJnvUaUGzM