AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 10:46

VIDEO/ Demokratët e Elbasanit presin Ramën me protesta, deputetët e PD shtyjnë policinë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët, në qytetin e Elbasanit, teksa ishte i pranishëm në Panairin e Punës. Dhjetëra simpatizantë të opozitës, shoqëruar dhe nga deputetë dhe vetë kryetari i PD Elbasan, zhvilluan një protestë me pankarta në duar.

Deputetët demokratë janë përplasur me policinë, duke shtyrë efektivët, teksa ata ju kanë hequr pankartat me parulla kundër kryeministrit Rama. Protestuesit janë shfaqur me pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ku ndër të tjera shkruanin ‘Poshtë pashallarët e krimit’.

Protesta e demokratëve të Elbasanit

Në një reagim, PD thekson se Policia e Shtetit është sjellë si polici private dhe ka tentuar të sekuestrojë pankartat kundër Ramës. Sipas PD, takimi i parë i kryeministrit duhet të niste në Prefekturë, por ndryshoi drejtim për shkak të protestuesve demokratë.

Demokratët presin me protesta Ramën në Elbasan, por policia e shtetit sillet si polici private dhe tenton të sekuestrojë pankartat kundër Edi Ramës.  Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja. Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty.

Por policia, në shkelje të ligjit, siç shihet në video, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama. Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë.

Reagimi i PD

FOTO/'Poshtë pashallarët e krimit', demokratët e Elbasanit presin Ramën me protesta