TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi u përplasën verbalisht në sallën e Kuvendit për protestuesit. Bardhi e akuzoi Ballën se 'kanë vendosur perimetër sigurie se kishte hall se protestuesit i bënin pis kostumin e shtrenjtë'.
Ai iu drejtua edhe Taulant Ballës duke i thënë se ka frikë se mos vezët i bëjnë pis kostumin e shtrenjtë.
“Së pari, ky Kuvend duhet t’i kërkojë Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë. Është e parapranueshme që sot godina e kuvendit në një perimetër të zgjeruar a thua se qytetarët tanë na rrezikojnë ne. Pa diskutim Taulant rrezikojnë të të bëjnë pis kostumin me vezë, e di që e ke të shtrenjtë. Policia duhet të verifikojë markën e kostumit tënd dhe ku i ke gjetur paratë për atë kostum të shtrenjtë. Dhunën ndaj qytetarëve, përdorimin e mjeteve disproporcionale ndaj protestuesve. Nuk e nderon atë që po bën Policia e Shtetit jashtë Kuvendit. Askush nga ne nuk duhet të jetë kundër qytetarëve.
Ne duhet t’i marrim shumë seriozisht kërkesat e tyre, t’i bëjmë pjesë të kalendarit të punës dhe jo të rrimë në heshtje kur ata dhunohen. Zotrote, si gjithë ne të tjerët ke hyrë krejt lirshëm në sallën e seancave plenare, nuk të kanë rrezikuar qytetarët dhe as vezët. Pse e keni vënë perimetrin deri te Rruga e Elbasanit a thua se kush po hyn? Do të hynit ju! E keni kërkuar ju mbrojtjen?
Frika juaj nuk mund të justifikojë kurrë dhunën ndaj qytetarëve! Nëse keni frikë nga qytetarët, mos hajdeni në Kuvend! Fshihuni dhe bëni mirë se u keni marrë shpirtin për 14 vjet! Frikën tuaj mos ia impononi Kuvendit të Shqipërisë, qytetarëve! Kostumet tuaja të shtrenjta që keni hall se ua bëjnë pis me vezë mos i përdorni për t’u justifikuar! Të dhunosh të rinjtë, të moshuarit dhe të përdorësh ndaj tyre mjete disproporcionale është shkelje flagrante e Kushtetutës, e ligjit! Frika e këtyre është ligji i shtetit! Kanë frikë këta, urdhërohen 2 mijë punonjës policie të dhunojnë qytetarët! Çfarë Kuvendi është ky? Ky nuk është Kuvend, është strehë, bunker i atyre që dhunojnë qytetarët!”, tha Bardhi.
Në përgjigje, Balla i tha Bardhit se ai as nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij. Socialisti i sugjeroi Bardhit që të çojë në burg Sali Berishën, nëse do që të plotësojë kërkesat e protestuesve.
“Sot kishe ardhur që në 8, herë e parë në histori që ma kalove. Sa i përket pjesës së kostumit, nuk e mbush dot as nuk e kënaq dot kostumin tim. Është keqardhje e madhe që kreu i grupit të PD, PD e vlerave të mëdha e përfundon diskutimin kështu.
Kush është dallimi më i madh mes këtij grupi dhe atij. Ky grup parlamentar a s’ka vuajtur nga 12 qershor i 91 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani. Ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesit. Doni t’ia plotësoni kërkesat protestuesve. Saliu në burg, plotësoja pra, çoje Saliun në burg. Ia plotëson dot kërkesën. Nuk të fut dot brenda kostumit tim se nuk më pëlqen”, tha Balla.