AKTUALITET, 3 Korrik 2020, 13:39

Rritja e rasteve me koronavirus, Brataj apel qytetarëve: Mbani maska! Tregoni kujdes për veten dhe të tjerët!


Teksa vendi ynë po përballet me shifra të larta të të prekurve me COVID-19, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj vjen me një apel drejtuar qytetarëve.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Brataj i bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të tjerët, duke mbajtur maska në ambientet e mbyllura.

POSTIMI:

Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde!

Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura

2. Mbaj distancën 1.5 metër

3. Zbato rregullat e higjenës

4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Dr. Skender Brataj