AKTUALITET, 3 Korrik 2020, 11:39

Vrāsja e vëllezërve Haxhia në Durrës, shpallet në kërkim Talo Çela, i pandehur për “Grabitjen e Rinasit”

Vrāsja e vëllezërve Haxhia në Durrës, shpallet në


Shpallet në kërkim Talo Çela personi që modifikoi furgonin për grabitjen e Rinasit, dyshohet se ka kryer krīmin e dyfishtë të vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në qytetin e Durrësit.

Abc News raporton hetimet janë kryer nga Prokuroria e Durrësit dhe më pas dosja ka kaluar në SPAK.

Ndërkohë Talo Çela është i vetmi nga grupi i Grabitjes së Rinasit që vazhdon të jetë në kërkim.

Me sa duket i penduari për vrāsjen e vëllezërve Haxhia ka treguar që ishte Talo Çela, personi që ka kërkuar nga Besmir Haxhia të tregojë ku janë fshehur paratë e grabitjes.

Sakaq janë shpallur në kërkim për vrāsjen e vëllezërve Haxhia edhe tre të dyshuar të tjerë.

Ngjarja ndodhi në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit, ku ata sapo mbërritën me makinë në prill të këtij viti.