AKTUALITET, 3 Korrik 2020, 11:48

“Përdorni maskat”, ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Koronavirusi prek çdo moshë!

“Përdorni maskat”, ministria e Shëndetësisë apel


Në 24 orët e fundit 90 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Në total numri i të infektuarve është rritur në 2,752.

Numri i të infektuarve vijon që të rritet dita ditës ndërsa ditën e sotme u dha edhe lajmi se një fëmijë dymuajshe bashkë me nënë e saj ndodhen të shtruara tek Infektivi.

Duke u nisur nga situata shqetësuese, Ministria e Shëndetësisë ka bërë edhe një herë thirrje që të përdoret maska kudo në ambientet e mbyllura, si supermarket, dyqanet, zyra dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruhet distanca.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë bën apel që të tregohet kujdes me respektimin e rregullave sepse “shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.”

COVID-19 – Statistika/ 3 Korrik 2020

Testime totale 28033

Raste pozitive 2752

Raste të shëruara 1592

Raste Aktive 1088

Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 409

Durrës 209

Shkodër 158

Vlorë 117

Fier 46

Lezhë 57

Korçë 32

Kukës 21

Elbasan 13

Gjirokastër 10

Berat 8

Dibër 8.