AKTUALITET, 3 Korrik 2020, 10:59

Koronavirusi në Shqipëri, 2752 persona të infektuar në total

Koronavirusi në Shqipëri, 2752 persona të infektuar në total


Në 24 orët e fundit 90 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Kështu, numri total i të infektuarve shkon në 2,752.

Rastet e reja janë konfirmuar: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.

Nga numri total i të infektuarve, njoftohet se raste aktive në vend mbeten 1088, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 409

Durrës 209

Shkodër 158

Vlorë 117

Fier 46

Lezhë 57

Korçë 32

Kukës 21

Elbasan 13

Gjirokastër 10

Berat 8

Dibër 8

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vijon shtrimi i të sëmurëve në spitalin Infektiv.

Aktualisht në këtë shërbim po trajtohen 80 pacientë, tetë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa një është i intubuar.

Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid-19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.