AKTUALITET, 16 Mars 2020, 12:45

Rreziku nga koronavirusi, Shqipëria mbyll fluturimet edhe me Britaninë e Madhe


Pas Italisë, qeveria shqiptare ka vendosur të ndërpresë të gjitha udhëtimet ajrore edhe me Britaninë e Madhe, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Mësohet se fluturimet do të ndalohen nga dita e sotme në orën 23:00.

Pas këtij orari asnjë avion nuk do të ngrihet më nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Britanisë së Madhe.