TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia vë në pranga një drejtues mjeti dhe pasagjerin.
Kjo pasi, drejtonte mjetin në gjendje të dehur, nuk iu bind urdhrit të Policisë për shoqërim në ambientet e Policisë dhe në bashkëpunim me pasagjerin kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit T. L., 24 vjeç dhe E. N., 26 vjeç, të dy banues në Mirditë.
Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi T. L., duke drejtuar mjetin e tij, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur dhe në momentin që shërbimet e Policisë do ta shoqëronin në Komisariat, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. N., pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga këta të fundit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.