AKTUALITET, 16 Mars 2020, 12:01

Rreziku nga Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: Kush është mbi 70 vjeç, ju lutem mos dilni nga shtëpitë!

Rreziku nga Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: Kush


Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi 70 vjeç, që mos të dalin nga shtëpia, pasi rrezikojnë të preken nga koronavirusi.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat pohoi se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 51, ndërkohë që në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 20 persona.

“Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:

Telefononi në numrin 127!

Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore!

Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.

SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.

Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.

Qëndroni në shtëpi!

Respektoni rregullat e reja!

Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!”, tha Rakacolli.