AKTUALITET, 16 Mars 2020, 11:29

Në rrezik të lartë nga koronavirusi, ambasada amerikane tregon vendimin e fundit: 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve


Ndërkohë që bota është në ethet e koronavirusit, me një përhapje të frikshme dhe kur viktimat shtohen përditë, Ambasada Amerikane në vendin tonë, tregon vendimin më të fundit të marrë nga USAID.

Teksa i referohet Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, ambasada thotë se “Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi”.

Mesazhi i ambasadës

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

“Ky angazhim – së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme.