TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër mesazh sensibilizuar në Facebook, një thirrje për ta vlerësuar me objektivitet situatët nga ana e qytetarëve, me synimin për të ruajtur qetësinë në kushtet e rrezikut të epidemisë së koronavirusit.
"Një statistikë zyrtare që na ndihmon ta kuptojmë objektivisht situatën përtej bombardimit infodemik, non stop ditë e natë nëpër media dhe internet, - shkruan Rama në Fb. - Ja sa janë deri më sot të prekurit nga koronavirusi për 1 milionë banorë në disa vende të botës:
Në Kinë 56 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Në Itali 122 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Në Francë 18 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Në Gjermani 13 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Në SHBA 2 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Siç e shihni proporcionet reale me të prekurve nga koronavirusi dhe popullsisë së përgjithshme, janë tejet më pak alarmuese se sa perceptimi i krijuar nga bombardimi mediatik i pandërprerë!
Kjo duhet mbajtur parasysh, në asnjë mënyrë jo për të neglizhuar kërcënimin e këtij virusi të panjohur, po për të ruajtur ekuilibrin tonë psikologjik dhe për të mos i hapur asnjë shteg panikut që nxit infodemia (epidemia e informacionit të çekuilibruar)m e cila, sipas vetë Organizatës Botërore të Shëndetësisë është edhe më i rrezikshëm se sa vetë koronavirusi!" përfundon Rama.
