AKTUALITET, 9 Mars 2020, 11:26

Koronavirusi në Shqipëri/ Basha: Anulohen dy aktivitetet e planifikuara për sot

Koronavirusi në Shqipëri/ Basha: Anulohen dy aktivitetet e


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Burime zyrtare nga PD, thanë se në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.