TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjitha institucionet arsimore në të gjithë vendin do të qëndrojnë mbyllur deri mw 23 mars.
Vendimi u mor sot nga Task Forca për Koronavirusin si masë paraprake për frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini thotë se masa është parandaluese dhe frenuese dhe nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik.
"Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.
Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore".
Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
• Të evitojmë takimin deri në 1 metra largësi;
• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.
