TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka thënë sot gjatë konferencës për mediat, se ata janë në gjendje shumë të mirë “Janë në gjendje shumë të mirë, unë vetë personalisht i kam vizituar vetë sot në mëngjes.
Djali, ka nivel oksigjenimi shumë të mirë në mushkëri, me temperaturë maksimale 37.2, ka elementë pulmonar të përputhshëm me infeksionin e kësaj natyre.
Ndërsa personi i kontaktit të ngushtë, që është infektuar kishte një oksigjenim pak më të ulët në përputhje me duhanpirjen kronike, por pa temperaturë me elementë shumë të vakët pulmonarë, janë në gjendje shumë të mirë dhe ka nisur mjekimi sapo janë hospitalizuar”- shpjegoi ai.
Ai përfitoi për të dhënë një mesazh optimist, e qetësues për gjithë popullatën, të cilës i kujtoi të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e kërkuara nga specialistët.
“Në bazë të shifrave janë 97% e të sëmurëve që shërohen plotësisht e kjo është shifër optimiste, deri tani gripi ka vrarë mbi 500 mijë vetë, ky virus ka vrarë mbi 3500 vetë”, tha ai.