AKTUALITET, 9 Mars 2020, 12:27

Koronavirusi në Shqipëri/ Manastirliu: Pezullohen operacionet e planifikuara

Koronavirusi në Shqipëri/ Manastirliu: Pezullohen operacionet e


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi në një konferencë një urdhër të ri të ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri.

Nga sot do të anulohen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

“Urdhër i ri ka të bëjë me kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjeve operatore kirurgjikale duke përjashtuar patologjitë malinje. Nuk do të ketë asnjë ndalim për shërbime kirurgjikale të urgjencave”- sqaroi ministrja Manastirliu.

Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria ka tashmë një “personel të mirëtrajnuar” për tu përballur me këtë virus.

“Kemi pasur kohë për të bërë trajnime sipas protokolleve të OBSH-së. Ju them të keni besim tek personeli ynë shëndetësor. Nuk është hera e parë që përballemi me këto situata”,- vijoi ajo.