AKTUALITET, 7 Maj 2020, 13:43

Rama mbledhje online me Komitetin Teknik të Ekspertëve për koronavirusin, reagon Vasili: Dhunon haptas ligjin!

Rama mbledhje online me Komitetin Teknik të Ekspertëve për


Pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje online me përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e COVID-19, reagimeve iu është shtuar dhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Ky i fundit përmes një mesazhi në rrjetet sociale akuzon kreun qeverisë së ka thyer haptas ligjin sa i takon këtij komiteti.

Sipas tij, kryeministri kap edhe ekspertizën shkencore për pandeminë duke bere copë-copë Ligjin “Për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse”, ku mendimi i shkencës dhe teknikë raporton për hesap të politikës së ditës të Ramës. Mes të tjerash Vasili thekson se “Komiteti i eksperteve duhet te drejtohet sipas ligjit nga ekselenca mjekësore dhe jo nga Edi Rama.”

POSTIMI

Rama dhunon haptas ligjin, kap edhe ekspertizen shkencore per Pandemine!!

Kryeministri, Ministrja, Zv.Ministrja dhe ca eksperte, ky ishte Komitet Politik dhe jo Komiteti i Eksperteve. Cfare turpi!

Edi Rama kap edhe ekspertizen shkencore per Pandemine duke bere cope cope Ligjin “Per mbrojtjen nga semundjet ngjitese”.

Inkuizicion mendimit te shkences dhe teknikeve per hesap te politikes se dites te Edi Rames.

Vetem e vetem nje epidemiolog ne gjithe grupin.

Flasin per Pandemine dhe ka vetem nje epidemiologe(S.Bino) kur duhej te ishte totalisht e kunderta.

Komiteti i eksperteve duhet te drejtohet sipas ligjit nga ekselenca mjeksore dhe jo nga Edi Rama.

Komiteti diskuton mes vetes dhe prodhon opinione dhe propozime shkencore te pavarura, qe qeveria megjithe Ramë brenda duhet ti zbatoje.

Komiteti i eksperteve u shnderrua ne Komitet Partie.

Po cfare kerkon LIGJI Nr. 15/2016

PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”.

Ne Nenin 24 pika 7 dhe 8 te Ligjit percaktohet ne menyre taksative :

“7. Veprimtaria e grupeve të ekspertëve bazohet në parimet e ekselencës, pavarësisë,

paanësisë dhe transparencës”.

“8. Çdo ekspert duhet që, përpara çdo vlerësimi, të plotësojë një deklaratë të konfliktit të

interesit dhe përkushtimit, duke përfshirë këtu çdo aktivitet, pozicion, rrethanë ose fakte që përfshijnë interesa të lidhur, në mënyrë direkte apo indirekte, me atë që ai do të kryejë, në mënyrë që të identifikohen interesat që mund të konsiderohen të dëmshme për pavarësinë e këtyre ekspertëve.”