AKTUALITET, 15 October 2026, 10:29

Rikthehet kaosi në Tiranë, protestuesit mbërrijnë në Ministrinë e Arsimit, policia nis direkt shpërndarjen

Rikthehet kaosi në Tiranë, protestuesit mbërrijnë në

- Protestuesit janë rikthyer me akte dhune nëpër rrugët e Tiranës prej orëve të para të mëngjesit. Grupe nxënësish e studentësh kanë bojkotuar mësimin, por në krye të akteve vandale janë protestues të maskuar. 

Ata kanë nisur shkatërrimin, duke djegur koshat e plehrave në mes të rrugës së Elbasanit dhe duke shkulur tabelat e thyer semaforët.

Protestuesit po marshojnë në disa rrugë, një pjesë shkuan edhe te Kuvendit, ku u anulua seanca plenare. Policia ka nisur me shoqërimet e para.