AKTUALITET, 7 Maj 2020, 12:36

Degjeneron në përplasje protesta te Sheshi Skënderbej, policia shoqëron me dhunë qytetarët, i tërheq zvarrë

Degjeneron në përplasje protesta te Sheshi Skënderbej, policia


Ka degjeneruar në dhunë protesta e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, ku punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Të paktën tre qytetarë janë shoqëruar me dhunë nga ana e policisë, ndërkohë që policia ka këshilluar dhe ambientalistin Sazan Guri.

Qytetarët ishin duke respektuar dhe distancën prej dy metrash në protestën e tyre, por kjo nuk është marrë parasysh nga ana e policisë, që ka ndërhyrë për ti shpërndarë.

Mes personave të shoqëruar është dhe studenti Klajdi Bello, i cili ka qenë një nga organizatorët e protestave të studentëve.