AKTUALITET, 15 October 2026, 10:41

VIDEO/ Përplasje te Ministria e Arsimit, policia hedh spraj me piper dhe gaz lotsjellës. Nis shpërndarja

VIDEO/ Përplasje te Ministria e Arsimit, policia hedh spraj me piper dhe

Përshkallëzohet protesta e studentëve në kryeqytet, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Disa prej protestuesve kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa Policia është kundërpërgjigjur për të kontrolluar situatën. Ka pasur edhe disa shoqërime të dyshuarish.

 Tensionet vijnë në ditën e tretë të protestës studentore, ndërsa situata para Parlamentit dhe në zonat përreth mbetet e tensionuar.

Policia ka hedhur spraj me piper ndaj nxënësve dhe të rinjve si dhe gaz lotsjellës. Sakaq, kanë filluar dhe shoqërimet me dhunë.

Sapo protestuesit mbërritën te Ministria e Arsimit, policia nisi direkt me shpërndarjen duke hedhur gaz lotsjellës.