TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, më në fund ka bërë publik edhe emrin e drejtueses së Komitetit të Ekspertëve të Covid -19 ,pas akuzave të shumta nga opozita ,por edhe pyetjeve të vazhdueshme nga media .
Në një mbledhje të organizuar sot me Komitetin e Ekspertëve Rama, ka përfituar nga rasti të zbulojë edhe emrin e drejtueses së këtij Komiteti, ajo është zv Ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli .
“Doktoresh Mira, flisni ju, meqë jeni dhe kryetarja e Komitetit. Se ata thonë kush është kryetari. E donin burrë, po ne suksesin e kemi me gratë”, tha Rama.
Prej më tepër se një muaj, si Kryeministri ashtu edhe Ministria e Shëndetësisë flisnin çdo ditë për vendimet dhe këshillat që jeptë Komiteti i Ekspertëve ,por pa përmëndur as drejtuesen e këij Komiteti as dhe antarët e tij .
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, u pyet të hënën nga media se cili ishte drejtuesi i Komitetit të Ekspertëve, por ai nuk mundi të thoshte dot asnjë emër (Lexo ketu), një ditë pas deklaratës së Piperos, Ministria Ogerta Manastirliu në emisionin "Në Fokus " në TvT zbuloi dhe emrin e Mira Rakacollit si drejtuese të Komitetit të Ekspertëve(Lexo ketu), ndërsa sot ishte vetë Rama që e konfirmoi emrin e Rakacollit .Por, ajo që bie në sy është se në Komitetin e Ekspertëve mungon doktor Pëllumb Pipero ,i cili cdo ditë shfaqet në çdo televizion ku jep këshillat për situatën e koronavirus në Shqipëri.
Kjo është dhe përbërja e Komitetit të Ekspertëve :: Mira Rakacolli, Albana Fico, Silva Bino, Eugena Tomini, Tritan Kalo, Najada Çomo, Gjeorgjina Kuli Lito, Andi Koraqi, Skënder Brataj, Mirela Cami, Flutra Beqo, Narvina Sinani dhe Areti Beruka.
TPZ.al