AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 11:32

PROTESTA/ Berisha: Do ketë kërkesë për arrestimin e Ramës

PROTESTA/ Berisha: Do ketë kërkesë për arrestimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka qenë sot mes protestuesve të grumbulluar para Kryeministrisë nuk ka lënë pa shigjetuar kryeministrin Rama, që shkoi të bëjë antimiting në Vlorë.

Vlonjatët po kërkojnë arrestimin e Ramës, se po u përdhos sheshin e Flamurit, bën antimiting njëlloj si Ramiz Alia në 91, edhe atij ia dështuan edhe këtij ia paskan dështuar, kaq, por do ketë një kërkesë nga ajri të arrestohet Edi Rama”- tha Berisha.

Pyetur se si do të vijojë protesta Berisha ka qenë i qartë: Këtu flet populli nuk flasim ne, çfarë thotë populli themi ne, sot udhëheq populli Shqipërinë, ky është monarku absolut.