AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 11:19

Të rinj e të reja protestues iu japin lule policëve

Të rinj e të reja protestues janë shfaqur me buqeta lulesh në dorë.

Ata iu kanë drejtuar lulet punonjësve të policisë por ata nuk i kanë marrë, megjithatë janë përgjigjur me buzëqeshje.

Me sa duket kjo është parë si një simbolikë e protestës për të treguar se do të jetë paqësore dhe se policët janë bashkë me qytetarët kundër qeverisë, ashtu siç ka deklaruar PD.